Të jesh mirë e bukur në këmbë e të këputesh menjëherë duke humbur jetën.
Dy humbje jete të çuditshme kanë ndodhur në Kardicë të Greqisë ku një 18-vjeçar u rrëzua ndodhej në një kafene, ndërsa 33-vjeçarja humbi jetën brenda shtëpisë së saj.
18-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Kardicës, ku mjekët u përpoqën për shumë orë ta mbanin në jetë, por pa rezultat.
Sipas të gjitha indikacioneve, 18-vjeçari ka pësuar infarkt.
Në të njëjtën kohë, në Karditsomagoula, një grua 33-vjeçare, teksa ndodhej në shtëpi, papritur humbi ndjenjat dhe ende nuk shpjegohen qartë shkaqet.
E gjithë lagja është e pikëlluar me dy rastet fatale dhe njerëzit janë të shokuar pasi dy të rinj humbën jetën në mënyrë të pashpjegueshme. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre, ndërkohë që trupat janë dërguar për autopsi.