U kapën brenda tuneleve te uzinës në Poliçan, çekët: Jemi turistë, humbëm rrugën

114
0

Dy turistët çekë të cilët u arrestuan në Poliçan pasi po filmonin tunelet e uzines, u kanë thënë efektivëve të policisë në momentin e arrestimit se janë turistë dhe se nuk kishin qëllime të këqija.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq“, thanë ata.

Ministria e Mbrojtjes informoi se rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë, Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30, në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.