Skip to content

U kap nga kamerat duke “përgjuar” Sali Berishën, reagon Julian Deda

    Pasi u bë viral në të gjitha mediat online, aktori Julian Deda, ka reaguar lidhur me kapjen e tij “gafil” teksa “përgjonte” celularin e ish kryeministrin Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ditën e djeshme.
    Julian Deda, i cili duke rrudhur vetullat dhe sytë është munduar të shohë diçka nga telefoni i Sali Berishës dhe nuk u kuptua nëse u bë qëllimisht apo thjeshtë institktive.

    Së fundmi Juli ka shpërndarë një foto nga takimi, por në këtë moment sytë nuk i ka nga celulari i Berishës. Me këtë foto aktori nuk i ka kursyer notat e humorit duke thënë se kur u shkrep foto Berisha e kishte ende celularin në xhep.

    “Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë.

    Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe…!

    P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi…! ” shkruan Deda.