Kandidati për deputet i ‘Nismës Shqipëria Bëhet’, Ergys Isufi i cili u arrestua ditën e djeshme me kokainë është lënë i lirë sot. Ndërkohë që para policisë, Isufi në dëshminë e tij ka theksua se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal.
“E kisha për konsum personal. Do e pija pasi nuk ndihesha mirë këto ditë fushate,” tha thënë Isufi.
Kandidati u vendos në pranga pasditen e 7 majit, pasi iu gjet me vete një dozë kokainë. Gjatë kontrollit, në momentin që i është zbuluar lënda narkotike, Isufi ka tentuar që të arratiset, por është neutralizuar në kohë nga Policia.