Ministria e Arsimit përgënjeshtron një lajm që u përhap me shpejtësi nëpër media se shkollat do të hapen në 9 dhjetor.
“Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.
Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu!”, shkruan Besa Shahini në një status në rrjetet sociale, por pa dhënë një datë se kur do të fillojë mësimi.
Që do të thotë se të gjithë do të presin që Ministria e Arsimit të mbarojë vlerësimin në gjithë shkollat dhe më pas të vendosë.