U gjet i mbuluar kokë e këmbë me jorgan, historia tragjike e 19-vjeçarit turk që ndërroi jetë nën rrënoja së bashku me të vëllanë

117
0

Një tjetër histori tragjike vjen nga Turqia pas tërmeteve shkatërrimtare që i morën jetën mbi 50 mijë personave.


Bëhet fjalë për një djalë 19-vjeçar, i quajtur Taha Duymaz, i cili në momentin e tërmetit të 6 shkurtit ishte së bashku me të vëllanë, ndërsa për fat të keq, që të dy humbën jetën pasi u zunë poshtë nga rrënojat.


Ishte miku i ngushtë i Taha, i cili shpërndau në rrjetet sociale një foto të tij me mamanë, me një dedikim prekës që të këpusin shpirtin.


19-vjeçari u gjet nën rrënoja i pajetë së bashku me të vëllanë plot 12 ditë pas tërmeteve që tronditën jo vetëm Turqinë e Sirinë, por një botë të tërë.


Ajo që e bën më të dhimbshme situatën në fjalë ishte fakti se, Taha u gjet i mbështetje me jorgan, me të cilin mesa duket është përpjekur që të minimizojë dëmet nga rënia e inerteve e copave të betonit gjatë shkundjes nga tërmeti.


Mirëpo, kjo përpjekje e tij rezultoi jo efikase, pasi fatkeqësisht kjo nuk e ndihmoi, duke i marrë jetën e duke mos pasur asnjë shans shpëtimi.  


Megjithatë, ai jorgan me të cilin ishte mbështetje e nxori Tahan të paprekur, të padëmtuar nga copat e mëdha të betonit që e zunë poshtë.