Hyri në ‘Big Brother’, ndjekesit kundër hyrjes së Antonelës: Skandal, çfarë vipi është ajo?

79
0

Ditën e djeshme hynë në shtëpinë e BB Vip dy konkurrentë të rinj. Ata janë Meridiani dhe Antonela. Meridiani, opinionist dhe analist, ish-banor i Big Brother është pëlqyer disi nga publiku, ndërsa për Antonelën, ndjekësit e BB Vip kanë shpërthyer në a kuza.

Siç shihet edhe nga komentet në postimet e faqes zyrtare të Big Brother Vip, qytetarët pyesin se çfarë VIP-i është Antonela? Kujtojmë që Antonela ka qenë pjesë e Përputhen.

Antonela menjëherë sapo u ambientua me shtëpinë e banorët nisën ngacmimet e para. Teksa disa prej banorëve ishin mbledhur duke biseduar në oborr, Antonela nisi të ngacmohej me fjalë me Pajtimin në prani të Sarës.