U fut ne Big Brother dhe puthi Donaldin, Bora Zemanit i ndodh e papritura pas daljes

376
0

Mbrëmjen e djeshme moderatorja e njohur Bora Zemani u shfaq në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ajo tha se kishte dashur të bëhej pjesë e reality show-t për të qenë pranë Semit.

Megjithatë, nuk ishte vetëm surpriza për Semin, pasi Bora takoi gjithashtu edhe Donaldin.

Të dy dhuruan emocione para audiencës, teksa i dhanë edhe një puthje njëri – tjetrit.

Por, prania e Borës në Big Brother, çmendi rrjetet sociale.

Në vetëm një orë, Bora Zemanit iu rrit Instagrami me +15 mijë ndjekës.

Padyshim që emocionet që dhuruan Bora dhe Donaldi dhe sinqeriteti i moderatores para publikut, bëri që ajo të kishte një audiencë mjaft të madhe në Instagramin e saj, ku nuk kanë munguar as fotot dhe videot.