U dashurua që në moshën 16-vjeçare, ja kush është biznesmeni që i rrëmbeu zemrën Rudina Hajdarit

1710
0

Rudina Hajdari është një ndër deputetet më të reja të Partisë Demokratike.

Ajo njihet më së shumti si vajza e liderit demokrat Azem Hajdari.

Hajdari ka pohuar në intervista të ndryshme që ka lënë jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati në politikën shqiptare.

Ajo ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në SHBA, e padyshim që kthimi në Shqipëri nuk ka qenë aspak i lehtë.

Vajza e Azem Hajdarit ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën private, duke preveruar ta mbajë larg medias.

Ndërkohë që bashkëshorti i saj Muçjon Demiraj vazhdon të jetojë në Amerikë, ku ka kompaninë e tij në fushën e investimeve, Hajdari është duke zhvilluar karrierën e saj në Shqipëri.

Ata të dy janë njohur kur Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18. Dasma e tyre është zhvilluar në New York rreth katër vite më parë.

Çifti tashmë kanë së bashku një vajzë 2 vjeçe, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Sihana.