Shqiptari në burgun e Vercellit në Itali i cili shfrytëzoi shpërqendrimin e gardianëve dhe rojeve ditën e Vitit të Ri dhe u arratis nga qelia është identifikuar.
Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një 27-vjeçar të identifikuar si Kristjan Mëhili. Ky i fundit është konsideruar nga mediat italiane si “koka” e bandës së grabitësve të vilave.
Kujtojmë se shqiptari u arratis me çarçaf, ndërsa pas tij tentoi të arratiset edhe shoku i tij i qelisë, por ai ra dhe theu krahun.