Skip to content

U aksidentua në punë, humb jetën shqiptari në Itali

    Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme si pasojë e një aksidenti me traktor në punë.

    Sipas mediave italiane, shqiptari po punonte në një fermë midis Solarolo dhe Castel Bolognese.

    Rreth orës 18:00, familja e tij, në pamundësi për të kontaktuar 38-vjeçarin, shkoi ta kërkonte.

    Mënjeherë u thirrën shërbimet e urgjencës, por mjeku konstatoi vdekjen e tij.

    Hetimet rreth rrethanave të aksidentit vijojnë.