Skip to content

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm, shemben ndertesat..

    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi mbrëmjen e sotme rajonin e Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar panik në disa qytete. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundja u regjistrua në orën 19:53 me orën lokale, në një thellësi prej vetëm 10 kilometrash.

    Epiqendra ishte rreth 44 kilometra në juglindje të qytetit Balıkesir, me një popullsi prej rreth 238 mijë banorësh, dhe vetëm 14 kilometra në jug-jugperëndim të Bigadiçit, një qytet me rreth 15 mijë banorë, shkruan A2 CNN.

    Raportohet se disa ndërtesa janë shembur, përfshirë të paktën një në qytetin e Sındırgı, ndërsa në zonën Serkan Sak janë rrënuar 10 ndërtesa. Në Stamboll, dy persona u nxorën të gjallë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit.

    Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive ka aktivizuar planin kombëtar të reagimit ndaj katastrofave, duke dërguar ekipe dhe mjete nga dhjetë provinca për operacionet e kërkim-shpëtimit.