Turistja amerikane rrëfen tmerrin e përjetuar nga shqiptari në Itali

748
0

Mary një turiste amerikane rreth të 20-tave ka denoncuar për ngacmim seksual një të ri shqiptar.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në “Cinque Terre’, në një bar në Riomaggiore të Italisë. Mediat italiane raportojnë se shtiesja amerikane ishte në bar e shoqëruar nga 3 vajza mikesha të saj.

Ato raportojnë se teksa vajza është ngritur nga tavolina për të shkuar në tualet, 20-vjeçari shqiptar, që punonte si murator, siç duket e ka ndjekur nga pas dhe pasi e mbështeti pas murit, nisi ta prekte në pjesët intime. Ka qenë pikërisht e reja ajo që ka treguar episodet e tmerrshme. Pasi ishte përballur me skenën e dhunshme të djalit, vajza e kishte shtyrë e më pas kishte bërtitur.

Fill pas këtij episodi, shqiptari, me inicialet E.M, është ulur sërish në vendin e tij në lokal, duke vijuar sikur asgjë mos të kishte ndodhur. Kaq ka mjaftuar që mikeshat e viktimës së agresionit t’i bënin atij një foto, dhe më pas t’ja jepnin si provë policisë. Pas denoncimit, policia identifikoi dhe nisi hetimet për shqiptarin, që tashmë akuzohet për ‘ngacmim seksual’.