Nuk e kishim ditur! Tirana ka numrin e dytë më të madh të turistëve pas Antalias.
Ndërkohë që në të gjithë vendin, pushuesit kanë qenë më të paktë dhe mbi të gjitha ka pasur denoncime të shumta sa i përket mungesës së sigurisë në plazhe, Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se Tirana ishte e dyta në Europë për numrin e turistëve. Ndërsa shtoi se në vend të parë ishte Antalia.
Kryeministri Edi Rama: Jo më larg se sot unë kam marrë shifrat e këtij viti, që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, që hyjnë të paregjistruar. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 mln, sot kemi 1.4 mln pasaporta të huaja. Në këtë periudhë, 1 deri në 7 gusht, 411 mijë vjet, 482 mijë sivjet. Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit, në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias.