Tuneli më i gjatë në botë po ndërtohet në Evropë. Do të kalojë në 6 shtete ja kur perfundon (Video)

4765
0

Tuneli më i gjatë në botë do të jetë në Evropë. Në vitin 2028 është planifikuar inaugurimi i korridorit hekurudhor Skandinavi-Mesdhe, i cili do të jetë tuneli më i gjatë në botë dhe do të lidhë veriun me jugun e “Kontinentit të vjetër”.

Puna për këtë infrastrukturë filloi në vitin 2008, megjithëse gërmimet nisën në vitin 2015. Projekti ka një buxhet prej 8 miliardë euro.

Siç shpjegohet nga Bashkimi Evropian, ky korridor përfaqëson një bosht vendimtar për ekonominë e kontinentit, duke lidhur gjithsej 6 vende.

Ndër vendet e përfshira është Malta, ku dhe nis tuneli, në kryeqytetin e saj, Valetta. Më pas do të kalojë përmes Italisë, ku korridori do të lidhet me portet në jug të vendit dhe qendrat industriale në veri.

Ndër qytetet janë Palermo, Napoli, Bari, Napoli, Roma, Bolonja dhe Verona.

Prej aty, lidhja kryesore e radhës për këtë projekt do të jetë Gjermania, me lidhje në Fehmarn, Hamburg, Hanover, Bremen, Nuremberg dhe Mynih.

Destinacionet e fundit do të jenë Danimarka (Kopenhagen), Suedia (Stokholm dhe Malmo) dhe Finlanda, me tunelin që do të përfundojë në Helsinki.

I konsideruar si një nga akset prioritare të rrjetit trans-europian të transportit, ai do të bëhet rrjeti hekurudhor nëntokësor më i madh në Evropë dhe në botë. Ai do të jetë më shumë se 4 000 kilometra i gjatë.

Sot, tuneli më i gjatë në botë është ai i Gotardit, që ndodhet poshtë maleve të Zvicrës, me një gjatësi prej 57,04 kilometrash.

Me anë të projektit, kontinenti synon të jetë faktor në transportin botëror të mallrave dhe njerëzve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.