Tuneli dhe Uji i Turbullt në Santorini “Shokojnë” edhe Shkencëtarët: “Po Vjen Një Javë e Vështirë!

6101
0

Tselentis: “Mos e besoni narrativës së detentimit sizmik!”

Santorini është në buzë të një shkëmbi! Literalisht dhe figurativisht! Dridhjet e vazhdueshme sizmike, temperatura në rritje e ujit dhe shenjat që lëshon vetë toka, po i trembin shkencëtarët.

Rektori i Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës, Giannis Hatzigeorgiou, duke folur për ERTNews, tha se “është konstatuar se turbullira dhe temperatura e ujit janë rritur”.

Një shenjë shqetësuese. A po shpërthen Kaldera?

Sizmologu i shquar Akis Tselentis, në postimin e tij të sotëm, paralajmëron: “Sekuenca sizmike do të zgjasë me muaj”, ndërsa kujton rastin e Arkalohorit, ku “zgjati 4 muaj para tërmetit kryesor prej 6 ballë të shkallës Rihter”.

Në të njëjtën kohë ai vëren: “Mos e besoni narrativën se fenomeni është zbutur. Kjo është karakteristikë e sekuencave sizmike. Pas çdo uljeje të mprehtë të sizmicitetit, pasojnë tërmete me magnitudë më të madhe (nuk po flas për tërmetin kryesor)”.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, rindërtimi i pakontrolluar në Santorini e ka kthyer tokën në një bombë me sahat. Shpella

“pallate”, tunele nëntokësore, gjigantë të njësive turistike, të gjitha në tokë të lëkundur dhe të lëkundshme!

Situata është jashtë kontrollit, siç theksoi presidenti i OASP dhe profesori i Indtitutit të Dinamikës, Efthimis Lekkas: “Kaldera e Santorinit ka ndërtesa me indeks të lartë cënueshmërie. Pjerrësitë e mëdha arrijnë në 60% dhe veprimet sizmike rriten deri në 170% mbi vlerat e parashikuara të Rregullores Antisizmike”.

Veprimet dhe ndërtimet arbitrare që shkelin çdo rregull sigurie përbëjnë një bombë me sahat. Dhe po ndërtojnë vazhdimisht. Madje prishin edhe apartamente. Unë kisha bërë kallëzim në prokurori, por ata erdhën natën dhe e prishën! Njësi të mëdha turistike po ndërtohen kudo”, zbulon profesori Vagianou, i cili paralajmëron se dheu është aq i lirshëm, sa i ngjan djathit me shumë vrima (pore).

Dhe nëse mendoni se këto janë ekzagjerime, dëgjoni se çfarë thonë vetë banorët: “Unë notoj në zonat nga Ammoudi në Armeni. Kur shikon lart, gjithçka është e shkretë. Shoh turistë që shëtisin me verën në dorë dhe mendoj: po ta dinin se ku janë, nuk do të guxonin të uleshin”, thotë zonja Vagianou.

Santorini është një bombë me sahat e gatshme të shpërthejë! Kaldera mund të zgjohet në çdo moment dhe të fshijë gjithçka që është ndërtuar në tokë të lëkundur.

Paralajmërimet e ekspertëve janë të qarta, por duket se askush nuk po dëgjon.

Nëse ndodh tërmeti i madh, shkatërrimi do të jetë biblik!

Nëse shpërthen edhe vullkani, këtu mendimi ndal…!/mast.al/