Skip to content

“Tu thaftë ajo dorë” Incident i rëndë në Big Brother, Jozi merret nga Policia. Detaje.

    Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së sotme në formatin Big Brother Albania, ndodhi një akt i papranueshëm dhune, ku një

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme LIVE në Big Brother.

    Jozi ka goditur me grusht Gjestin live. Ky veprim u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

    Ngjarja ka ndodhur kur Jozi ishte duke lënë shtëpinë, pasi Ledjoni lexoi zarfin se ai dhe Loredana nuk do të ishin finalistë në Big Brother Vip.

    Pasi ndërhyrjes së policisë që arrestuan Jozefin Markun ka ardhur dhe reagimi i Gjestit, të cilit i dukeshin plagët e shkaktuara nga goditja e Jozit.

    “Të ishim jashtë s’do ia kisha fal…”, tha ndër të tjera Gjesti. 

    Pas incidentit, prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, reagoi drejtpërdrejt me një deklaratë përpara publikut:

    “Një akt i dhunshëm, i papranueshëm dhe thellësisht shqetësues ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother Albania.”

    “Ky incident nuk ishte i organizuar, i nxitur apo i parashikueshëm nga produksioni. Realiteti i një formati live mbart të papritura, por kjo nuk e justifikon kurrë dhunën.”

    Menjëherë pas ngjarjes, personi përgjegjës është përjashtuar përfundimisht nga çdo përfshirje e mëtejshme në program dhe është shoqëruar nga autoritetet përkatëse në komisariat, ku janë duke u ndjekur procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Protokollet e sigurisë dhe të transmetimit janë në proces rishikimi të plotë, dhe çdo masë e nevojshme do të ndërmerret për të garantuar që situata të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.