Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar për pajisjen me një test të shpejtë i cili mundëson përgjigjen nëse je i prekur apo jo nga Covid-19, për 15 minuta.
“Në këtë formë, po vërtetojmë se në një kohë kaq të shkurtër po fusim në qarkullim sistemin më të përparuar në botë për dallimin e të sëmurëve”, tha presidenti amerikan.
Sipas Trump, brenda kësaj jave 6,5 milionë teste të tilla do i shpërndahen shteteve. Lajmin e konfirmoi asistenti i sekretarit për shëndetësinë, duke e aplikuar para të pranishmëve provën e parë.
Rastet me virusin po shtohen ndjeshëm në mbarë botën e gjithashtu edhe në Amerikë. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi marrjen e masave për mbyllje të reja. Sipas tij, në shënjestër janë biznese dhe shërbime që nuk janë aq të nevojshme për jetën e qytetarëve.