HomeNewsTrump dëbon mbi...

Trump dëbon mbi 1800 shqiptarë/ Të paligjshëm në Amerikë, preken nga urdhri

Urdhri i Donald Trump për dëbimin e emigrantëve të palgjishëm nga Shtetet e Bashkuara prek edhe 1 mijë e 875 shqiptarë.

Sipas një dokumenti të Drejtorisë së Emigracionit dhe Doganave, të publikuar nga Fox News, shqiptarët në fjalë janë pjesë e 1.4 milionë emigrantëve që pritet të dëbohen.

Dokumenti pasqyron të dhëna nga nëntori i vitit 2024, të cilat thuhet se do të gjejnë zbatim edhe gjatë fushatës anti-emigracion të presidentit Trump.

1874 shqiptarët në listë janë aktualisht në dosjen e personave që nuk janë në paraburgimet e Drejtorisë së Emigracionit me urdhra përfundimtarë të largimit, duke e vendosur Shqipërinë midis vendeve të rangut të mesëm të prekur nga dëbimet e mundshme.

Nga 1.4 milionë emigrantë të paligjshëm në SHBA një pjesë e madhe janë nga Honduras, Guatemala, Meksika dhe El Salvador.

Sapo mori detyrën Donald Trump paralajmëroi se do të rrisë dëbimet masive. Ai njoftoi se administrata e tij planifikon të largojë nga vendi “kriminelët e huaj” në një qendër paraburgimi në Gjirin e Guantanamos, ku pritet që të ndërtohet një qendër për emigrantët me kapacitet deri 30 mijë persona.

Po ashtu Trump ka dhënë urdhër për dërgimin e ushtrisë në kufi me Meksikën dhe ka paralajmëruar vendin e Amerikës Qendrore se do të vendosë tarifa 25%, nëse nuk punon për të menaxhuar çështjen e emigrantëve.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.