Truk që do t’ju ndihmojë të shkrini veturën e ngrirë për një minutë: Harroni gërryerjen dhe mundimin!

524
0

Provoni dhe na tregoni përvojat tuaja – thonë që vërtet ka sukses.

Gërryerja monotone e akullit nga xhami i shoferit dhe ngrirja mund të bëhen e kaluar me ndihmën e kësaj metode të shpejtë dhe të thjeshtë!

Fjala është për trukun i cili do t’ia lehtësojë jetën secilit shofer, sepse me ndihmën e tij akulli nga xhami i shoferit do të zhduket për një minutë, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju nevojitet është një shishe plastike me spërkatës në të cilin duhet të qitni 2/3 alkool, 1/3 ujë dhe një lugë shampon për larje enësh.

Tundeni shishen që të gjithë përbërësit të bashkohen, spërkatni xhamin e ngrirë dhe akulli do të shkrihet për një minutë.

Provojeni dhe na tregoni për përvojat tuaja! /Telegrafi/