Tronditëse/ Shpëton pas 3 muajsh pengmarrje 27-vjeçarja, u torturua dhe përdhunua, 40 vjeçari në kërkim

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Republikën Çeke, ku një 27-vjeçare raportohet se u mbajt peng dhe u përdhunua për 3 muaj.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sirem, rajoni Louny, ku e reja u rrëmbye nga një 40-vjeçar, i identifikuar si Karel N. Ai kishte arritur ta fuste me forcë në kamionin e tij dhe e kishte dërguar në bodurm. Pikërisht, ky vend i errët dhe me kushte të këqija do të kthehej në burgun e saj për 3 muaj.

27-vjeçarja raportohet se u dhunua fizikisht dhe më pas u përdhunua nga 40-vjeçari. Karel gjithashtu i jepte për të ngrënë në një tas për qen dhe e lidhte në një krevat metalik me zinxhirë. E reja arriti të arratisej vetëm në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 16 shkurt, pasi u ndihmua nga fqinjët aty pranë.

Dy të moshuarit që i erdhën në ndihmë, thanë se kur 27-vjeçarja u trokiti në derë, ishte thuajse e zhveshur me shenja në fytyrë e trup, dhe rreth qafës kishte të lidhur një zinxhir qensh me gjemba. Po ashtu ajo e kishte kokën të rruar dhe ishte tepër e dobët në trup. Ajo tregoi se rrëmbyesi i jepte shumë rrallë për të ngrënë vetëm bukë thatë dhe ujë të pisët për të pirë.

Rrëmbyesi 40-vjeçar është tashmë në kërkim, teksa rezulton se ai është dënuar hde më herët për një rast makabër përdhunimi. Sipas autoriteteve vendase, në vitin 2021 ai kishte torturuar dhe abuzuar seksualisht një 22-vjeçare pasi e joshi atë të shkonte në shtëpinë e tij, duke i premtuar se do t’i gjente një punë.

Ai dyshohet se i ka vendosur një maskë qeni22-vjeçares në kokë, e ka varur me zinxhirë nga këmbët dhe duart dhe i ka bërë goditje elektrike.  E reja arriti t’i shpëtojë kalvarit pas një dite.

Karel N. u burgos me tre vjet për përdhunim dhe privim lirie, por ai u lirua para kohe me kusht në 2022 pas një apeli. Ai u betua në atë kohë se nuk do ta bënte më kurrë diçka të tillë dhe gjykatësi vendosi se dënimi me tre vjet që i ishte dhënë Karel N. ishte në mënyrë disproporcionale i ashpër, duke bërë që ai të lirohej.

- Advertisement -

Burri braktis bashkeshorten e tij me 2 fëmijët pasi ajo diagnostikohet me kancer

Studimet e fundit tregojnë se një nga shkaqet që ndahen ciftet eshte kur nje partner vuan nga nje semundje e rendë. Nje nene 48 vjecare...

E tmerrshme/ Sulmi i fundit nga Izraeli, vrau 89 gra dhe 174 fëmijë

Të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë janë vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan këtë të mërkurë autoritetet lokale...

Turma “ndahet në dysh” në sekond! Arma e frikshme që përdori Vuçiç kundër protestuesve në Beograd (VIDEO)

Një armë e specializuar zanore është përdorur kundër protestuesve në Beograd. Në pamjet e shpërndarë në mediat sociale, shihen momentet kur protestuesit qëndronin të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.