Një telefonatë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në sallën operative të Policisë së Shtetit.
Bëhet me dije nga burimet për media se policia është lajmëruar se një vajzë është marrë me forcë në makinë.
Ngjarja besohet të ketë ndodhur në zonën e quajtur “Rruga e Qelqit” në Kombinat, ndërsa telefonuesi mësohet se ka dhënë detaje sa i takon makinës në të cilët besohet se mbahet me forcë vajza, mosha dhe identiteti i së cilës ende nuk dihet, sipas OraNews.
Ndërkaq Komisariati nr. 6 ka nisur shërbimet ku po krehet zona në kërkim të një mjeti tip “Benz”. Në bordin e një makine janë verifikuar dhe dy vajza të tjera.