Skip to content

TRONDITËSE në Tiranë! Gruaja hidhet nga kati i 8 i pallatit…

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një grua rreth 60 vjeçe ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga katet e larta të një pallati në rrugën “Don Bosko”.

    Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

    Tiranë/Informacion paraprak.

    Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.