TRONDITËSE në Peqin/ Pasagjerja hidhet nga furgoni në lëvizje, ndërron jetë “Ishte zënë me burrin”/ Shoqja e 55-vjeçares: Sot u ul vetëm..

1026
0

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme, në aksin Elbasan-Peqin. Merushe Gjuzi, 55 vjeçe hapi derën e furgonit me të cilin po udhëtonte dhe u hodhe duke gjetur vdekjen.

55-vjeçarja po udhëtonte me shoqen e saj, kur në një moment ka hapur derën papritur dhe është hedhur. Teksa është pyetur nga policia gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se Merushe Gjuzi dukej në gjendje jo të mirë psikologjike në mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes, ishte grindur me bashkëshortin.

Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”, ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm.

Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes