TRONDITËS/ Karroca e fëmijës 3-muajsh përplaset me trenin në lëvizje, fëmija në gjendje të.. (VIDEO)

443
0

Një foshnjë shpëtoi për mrekulli pasi karroca e saj doli përpara në një platforme hekurudhore dhe preku skajin e një treni që lëvizte me shpejtësi.

Pamjet e “CCTV” kapën skenat e frikshme në stacionin e trenit në Banbury ndërsa një karrocë me një fëmijë tre muajsh brenda iku drejt shinave dhe goditi trenin “Cross Country”.

Përplasja e bëri karrocën të binte poshtë platformës përpara se të rrëzohej dhe dikush aty pranë nxori me shpejtësi fëmijën e vogël jashtë. Mjekë dhe ndihmës mjekë ndërhynë dhe për fat të mirë të foshnjës iu dha ndihma e duhur.

Dëshmitarët thanë se nëna dhe gjyshja e foshnjës ishin të dyja të shqetësuara, pasi kishin tentuar në mënyrë të dëshpëruar të ndalonin përplasjen, kur kishin parë karrocën të dilte drejt vijës së verdhë të stacionit ndërsa treni mbërriti në platformë

Në videon e postuar gjithashtu nga DailyMail duket skaji më i largët i platformës, një karrocë e kaltër mund të shihet duke u rrotulluar ngadalë drejt shinave ndërsa treni është ende në lëvizje, duke bërë që një grua të dalë me nxitim dhe të përpiqet ta kapë atë.

Pjesa e përparme e karrocës godet pjesën e tretë të trenit në lëvizje, duk ebërë që karroca të shkatërrohet.