Tronditën pushuesit, pjesë trupi të një fëmije shfaqen në breg të detit

272
0

Pushuesit në plazhin e Kastros në Lefkada të Greqisë janë tronditur pasditen e sotme. Ata kanë zbuluar një trup njeriu të gjymtuar pranë zonës së pushimit në bregdet.

Trupi u pikas pikërisht nga disa fëmijë, të cilët fillimisht menduan se ishte një breshkë deti. Sipas medieve greke, mbetjet trupore i përkisnin një fëmije emigrant nga një anije që ishte mbytur disa kohë më parë në ujërat greke.

Roja bredgetare dhe Policia shkuan në vendngjarje për të marrë trupin dhe për ta dërguar për një ekspertizë mjeko-ligjore.