Trondisin mediat greke: Si po vjedh Rama pronat për të ndërtuar resortin turistik

571
0

Pronat e pakicave greke në Himarë po vidhen nga kryeministri Edi Rama për të ndërtuar një resort luksoz. Lajmi vjen i raportuar nga televizioni grek “Star”.

“Pak nga bukuria e këtij vendi duket të kapet nga Kryeministri shqiptar Edi Rama i cili po përgatitet të ndërtojë një resort turistik me një sipërfaqe prej 19 akër në zonën e Himarës”,thuhet në kronikën e televizionit grek.

“Star” raporton gjithashtu se pjesë e resortit që Rama po planifikon të ndërtojë janë 6 vila, një bar-resorant, pishinë, një mol, impiant për trajtimin e ujërave të zeza dhe parking nëntokësor si dhe të jashtëm. “Sipas ankesave të autoriteteve lokale, Rama duket se po shpërndan tokën tek njerëzit e tij”, vijon raportimi.