Shpërthimi i COVID ne vendin tone, Tritan Kalo bën apelin e fortë: Një karantinë e dytë do ishte..

1185
0

Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se shtimi i rasteve me Covid-19 në vendin tonë ka ardhur si pasojë e vetë pakujdesisë së qytetarëve.

Ndër të tjera, Kalo theksoi se mos-respektimi i rregullave, grumbullimi i qytetarëve nëpër festa apo dhe në ceremoni mortore, si dhe qarkullimi i një virusi të ri në të gjithë botën kanë ndikuar në rritjen e rasteve.

I pyetur për mundësinë e një karantinë të dytë në vend, Dr.Kalo thotë se karantinimi do t’i stresonte dhe dëmtonte më shumë nga ana psikoligjike njerëzit.

“Të karantinohesh është kollaj, por ta mbash si duhet karantina është pak e vështirë. Është më e mira që njerëzit të ndërgjegjësohen. Është më e mira që njerëzve t’iu ofrohet shërbimi i duhur në spitale dhe ambulanca, sesa të izolohen. Kjo për arsye se stresi psikologjik që shkakton karantina është më i dëmshëm sesa stresi që kanë të semurët,” tha ndër të tjera Kalo në një intervistë për Fax News.