E donte jetën, ajo sapo kishte nisur karrierën në spitalin Rajonal të Korçës. Shfaqej e qeshur por fati mizor ia ndërpreu ëndrrat në mes duke lënë pas dhimbje dhe trishtim për familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët.
Pasi luftoi me sëmundjen për më shumë se një vit, infermierja e Spitalit Rajonal të Korçës, një nga studentet me të mira të infermierisë, 27 vjeçarja Laura Avdolli ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Për me shume se një vit, Avdolli vuante nga karcinomë hepatike me metastaza pulmonare ndërsa pati një ndërgjegjësim të gjerë nga qytetarët për gjetjen e fondeve për operimin e saj. Por pavarësisht kësaj, Laura nuk ka mundur të mposhtë sëmundjen dhe sot ka mbyllur sytë.