Trinjakët e ndarë pas lindjes, zbuluan se ishin pjesë e një eksperimenti të frikshëm

470
0

Së fundmi është prezantuar në festivalin “Sundance” dokumentari “Tre të huaj identikë”, që flet për fatin e pabesueshëm të binjakëve që janë ndarë gjatë lindjes.

Rasti i tyre interesant është zbuluar kur këta vëllezër u takuan sërish, gjë që ka ndodhur në një mënyrë plotësisht të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Robert Shafran, njëri nga vëllezërit në vitin 1980 kishte filluar studimet në universitet. Por ai mbeti i befasuar me mikpritjen që i bën kolegët e ri. Në fakt ata kishin menduar se ai ishte dikush tjetër – Eddy Galland, një student që vit më parë kishte kaluar një vit në këtë universitet. Këta dy dukeshin pothuajse të njëjtë, njëjtë silleshin, madje ushtronin të njëjtin sport, u pëlqenin gjërat e njëjta dhe flisnin në mënyrën e njëjtë, edhe pse nuk njiheshin.

Dhe kur miqtë e tyre të përbashkët e kuptuan se që të dy ishin adoptuar si fëmijë dhe se kanë lindur të njëjtën ditë, vendosën t’ua aranzhojnë një takim. Kështu këta dy vëllezër u takuan dhe menjëherë u kuptua se ishin binjakë, dhe këtë gjë ua konfirmoi edhe agjencia për adoptimin e fëmijëve.

Në ndërkohë ndodhi diçka tjetër e pazakontë: kur historia e tyre u bë publike nëpër gazetat lokale, atyre u është lajmëruar edhe një djalë tjetër i ri që pretendonte se përngjante shumë me ata. Ishte David Kellman, student i një universiteti të NewYorkut.

Për ta qartësuar situatën, ata iu drejtuan agjencisë për adoptim për ta kuptuar saktë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur. Tre vëllezërit ishin rast i rrallë sa i përket njëvezorëve. Dhe në vend se t’ua gjenin një familje që do t’i adoptonte së bashku, psikoanalisti Peter Neubauer që menaxhonte qendrën për zhvillimin e fëmijëve në Manhattan, kishte vendosur të bëjë një eksperiment famëkeq.

Që të tre vëllezërit janë ndarë dhe adoptuar nga tri familje të ndryshme, kurse pas disa viteve janë detyruar të shkojnë në qendër që t’i nënshtrohen testeve të ndryshme, me qëllim që të monitorohet zhvillimi i tyre. Në fund u konstatua se që të tre kanë nivelin e lartë të inteligjencës IQ.

Megjithatë, është konstatuar që Neubauer, që më vonë e kanë quajtur “nazi-doktori”, binjakëve u kishte shkaktuar dëme të mëdha.

Edhe pse janë me shumë fat që janë ribashkuar, pasojat e ndarjes së tyre kishin filluar të shfaqen me kalimin e viteve. Që të tre në fëmijëri kishin shfaqur simptoma të depresionit.

Gëzimi për ribashkimin e tyre nuk zgjati edhe shumë – si 33-vjeçar pas luftës me depresionin, Eddy kreu vetëvrasje, duke lënë pas vetes gruan dhe një vajzë.

Neubauer më vonë është arsyetuar “se vetëm” kishte shfrytëzuar rastin për të kryer hulumtime. Derisa nuk ndërroi jetë, mendohej se ai nuk kishte bërë asgjë të keqe. Por më vonë u zbulua se nuk ishin këta binjakët e vetëm mbi të cilët është kryer eksperimenti i njëjtë, por emrat e fëmijëve tjerë kurrë nuk janë zbuluar. /Telegrafi/