Tri bebe në javë vdesin aksidentalisht duke fjetur në shtratin e prindërve

745
0

Bebet mund të ngulfaten ose t’iu rritet temperatura e trupit nëse prindërit shtrihen mbi to.

Ky fenomen gjithashtu mund të shpijë në rrezik më të madh për Sindromën e Vdekjes së Papritur të Bebes (SVPB), transmeton Telegrafi.

Këto figura tragjike janë bërë publike për herë të parë pasi autoritetet lokale i kanë grumbulluar të dhënat e çdo vdekje të fëmijëve në Angli.

Ekspertët thonë se vendi më i sigurt për të fjetur bebja është në krevatin e tyre derisa t’i mbushin të paktën gjashtë muaj.

SVPB-ja është vdekja e papritur dhe e pashpjeguar e një bebe të shëndetshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 300 bebe vdesin papritmas në vit.