“Treni Tiranë-Durrës, udhëtimet nisin në..” Vitin që vjen, procedura për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë-Pogradec

122
0

Hekurudha Tiranë – Durrës do të jetë operative në fillim të vitit 2026. Nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese zv. ministrja e Infrastruktruës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj foli për ecurinë e projekteve hekurudhore, duke i dhënë përgjigje  interesit mbi nisjen e ofrimit të shërbimit për qytetarët.

Gjithashtu, Muçaj bëri me dije se në fillim të vitit 2025 do të nisin punimet për linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, si dhe do të nisin procedurat, jo vetëm për linjës Durrës – Rrogozhinë, por edhe për pjesën tjetër të korridorit VIII, nga Rrogozhina në Pogradec.

Përfitimet nga operimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës pritet të jenë të mëdha. Sipas një vlerësimi të mëparshëm, përfitimet kumulative neto për një periudhë 30- vjeçare përllogariten në rreth 270 mln euro, duke zbritur kostot e investimit.

Kjo duke marrë në konsideratë të ardhurat që do të sigurohen nga operimi i hekurudhës, si dhe kostot që shmangen në drejtim të shëndetit, kohës së kursyer, mjedisit, emetimeve të dioksidit të karbonit apo kostove të operimit të automjeteve.