Tre qytete të reja i shtohen listes, zgjerohet harta e koronavirusit në Shqipëri

751
0

Ka shkuar në 123 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

ISHP njoftoi se është zgjeruar harta e qyteteve të prekura me Lezhën, Beratin dhe Hasin, ndërsa është rënduar situata në Tiranë dhe Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • • Tiranë 72 qytetarë
  • • Durrës 8 qytetarë
  • • Lushnje 4 qytetarë
  • • Elbasan 2 qytetarë
  • • Fier 12 qytetarë
  • • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • • Kavajë 4 qytetarë
  • • Korcë 9 qytetarë
  • • Vlorë 4 qytetarë
  • • Shkodër 2 qytetarë
  • • Lezhe 1 qytetar
  • • Berat 1 qytetar
  • • Has 2 qytetarë.