“Pas Luksemburgut, edhe Tirana me autobuza falas”/ Këlliçi tregon ku do t’i gjejë pratë

129
0

Edhe pse zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit nuk ka nisur, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, ka nisur të shpalosë premtimet e tij.

Në një takim me të rinjtë e FRPD-së, Këlliçi ka premtuar se nëse ai fiton në zgjedhjet e 14 majit, do të realizojë shërbimin e transportit publik falas për qytetarët e Tiranës.

“Transporti publik për të gjthë do të jetë falas duke e bërë Tiranën vendin e dytë në Evropë ku ofrohet ky shërbim. 200 mijë qytetarëve të Tiranës, të rinjve, të moshuarve.

Ku do i gjej paratë? Inceneratori i Tiranës është një aferë shumë e madhe që ka të bëjë me një incenerator që bëhet venddepozotimi i plehrave, qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për pastrimin e qytetit dhe për këtë proces që i merr 41 mijë euro në ditë për një shërbim që nuk kryhet. Pas 15 majit, miliona euro që do shkojnë në xhepat e qytetarëve, s’do shkojnë më në atë destinacon por për kopshte, cerdhe, shkolla, rrugë dhe ujë të pijshëm. ”- deklaroi ai.