Tragjike/ Shqiptari në Itali bie lartësia duke mbledhur kërpudha dhe ndërron jetë në vend. Emri

427
0

Ngjarje tragjike në Itali. Jani Gjoni, 60-vjeçari me origjinë shqiptare në Borgosesia në Itali ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga një lartësi prej 50 metrash nga një grumbull shkëmbor.

Shqiptari që prej vitesh jetonte në Borgosesia kishte dal bashkë me një koleg të punës për të mbledhur kërpudha, sipas mediave italiane.

Gjatë grumbullimit 60-vjeçari kishte rrëshqitur nga një pikë prej 50 metrash dhe kishte humbur jetën.

Kolegu i tij kishte njoftuar menjëherë ambulancën.

Ekipet e shpëtimit kur arritën në vendngjarje konstatuan se plagët e marra ishin shumë të rënda dhe mjeku për pak minuta konfirmoi se Gjoni kishte vdekur.

Viktima iu kthye familjes pas pak orësh për të kryer ritualet e vdekjes.