TRAGJIKE! Shembet ballkoni në një pallat, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur, mes tyre fëmijë

1277
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje të Napolit, Itali, ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se ngjarja ndodhi në Vela Celeste, rreth orës 22:30 të ditës së djeshme, ku r ballkoni i një apartamenti në një pallat u shemb. Viktimat janë një 29-vjeçar dhe një 35-vjeçare, ndërsa 13 persona janë plagosur, 7 prej tyre fëmijë të mitur. Mësohet se mosha e fëmijëve është nga 2 deri në 8 vjeç.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa raportohet se janë evakuuar dhe disa banorë të tjerë për shkak se do bëhet kualifikimi i pallatit për të parë nëse rrezikon që të ndodhë diçka e ngjashme në apartamentet e tjera.