Një krim i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Prizrenin, ku një 44-vjeçar vrau me thikë vajzën e tij 15-vjeçare, e po ashtu plagosi bashkëshorten dhe vajzën tjetër.
Sipas mediave në Kosovë, autori është një shtetas turk, të cilin efektivët e kanë gjetur me thikën e gjakosur në dorë, kur kanë mbërritur në vendngjarje. Ai po ashtu ka plagosur veten dhe pas neutralizimit, u dërgua në spital, i shoqëruar nga forcat e policisë.
Ndërkohë, pavarësisht se 15-vjeçares iu dha ndihma e shpejtë, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë. Gruaja e autorit dhe vajza tjetër ndërkohë janë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.