Skip to content

Tragjedia që i mori jetën vëllait të vogël të Gjestit, ja çfarë ndodhi..

    Përplasja e një makine me një motor me 4 rrota ka shkaktuar humbje fatale duke i marrë jetën një djali të ri dhe duke lënë të plagosur një tjetër.

    Ngjarja ndodhi në Qungur të Pejës, Kosovë. Viktima është Eldion Kelmendi. I ndjeri ishte vëllai i Gjestit, fituesit të Big Brother VIP Albania

    Aksidenti ndodhi në orën 14, kur një veturë u përplas me një katërçikletë, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë.

    I plagosuri, me inicialet K.B, banor i fshatit Terboviq, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nën ndërhyrje mjekësore në spitalin e Pejës.

    Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke konfirmuar aksidentin, tha: “Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete.

    Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK”.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet dhe te fansat e reperit Gjesti, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.