Tragjedia e zjarrit/ rrëfimi i grekut: S’dija kë të shpëtoja nënën apo gruan, ja kë zgjodha

583
0

Tragjedia në Greqi i mori jetën dhjetëra personave, qindra të tjerë janë nëpër spitale dhe qindra janë shpallur të zhdukur. Ata që kanë arritur të shpëtojnë kanë rrëfyer historitë e tyre personale e një ndër to është edhe Thanasis Moraitis i cili ndodhej në Mati me pushime me nënën, gruan dhe fëmijët.

Moraitis rrëfeu momentin kur flakët po i afroheshin makinës. Ai tregoi se u vendos para një dileme të tmerrshme. Të shpëtonte nënën e tij 90 vjeç, apo gruan me fëmijët. Greku tha se duhej ta linte nënën në makinë pasi ajo nuk mund të ecte. Ai mori gruan dhe fëmijët dhe vrapo drejt detit.

Moraitis tregoi se kur ktheu kokën prapa pa për herë të fundit nënën e tij..

“Unë pashë nënën time të djegur deri në fund. Nuk kisha as kohë për të bërtitur një lamtumirë të fundit”, u shpreh ai. Greku me gruan dhe fëmijët kaluan shumë orë në det para se të shpëtoheshin.