Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Qerekës në Krujë.
Një vajzë e mitur ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga i ati.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit familjar, ku shoferi gjatë manovrimit të mjetit, ka përplasur vajzën e tij të vogël, vetëm 4 vjeçe.
E mitura u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.