Kjo që shihni në foto është 20-vjeçarja Megi Xhetani që humbi jetën pak pas mesnatës në një aksident tragjik në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, në afërsi të fshatit Pishkash.
20-vjeçarja, së bashku me partnerin e saj, 34-vjeçarin Zef Sinani kishin dalë për të festuar 14 Shkurtin
![](https://shqiptari.net/wp-content/uploads/2025/02/640-0-aa-1739611317.jpeg)
Por, fatkeqësisht festa për çiftin e sapo fejuar u kthye në tragjedi. Automjeti tip Benz që po udhëtonin dy të rinjtë u përplas me një kamion që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Nga aksidenti humbi jetën Megi Xhetani dhe u plagos rëndë i fejuari i saj. I plagosuri ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara./vizion+/