“Tradhtojnë” Klanin, Vera dhe Alketa firmosin me një tjetër televizion

4500
0

Alketa Vejsiu dhe regjisorja Vera Graboçka pak ditë më parë mbyllën sezonin e dytë të emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’ në televizionin Klan dhe siç duket nuk kanë ndërmend të pushojnë.

Pasi u mësua se dyshja në shtator do të sjell edicionin e gjashtë të spektaklit ‘Dance with me’ së fundmi është bërë e ditur se ato po punojnë dhe për festivain e 58-të të Këngës në RTSH.

Burime për ‘Panorama Plus’ kanë treguar se Alketa dhe Vera kanë nënshkruar kontratë me Radio Televizionin Shqiptar dhe do të marrin përsipër realizimin e spektaklit të fundvitit, ku dhe do të zgjidhet ftuesi që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Vera do të jetë regjisore, ndërsa Alketa moderatorja e këtij viti.

Dy emrat e njohur shumë shpejt do të nisin punën për organizimin e tri netëve finale në “Pallatin e Kongreseve” që, sipas traditës, mbahet në dhjetor.