Skip to content

Totti nuk u beson syve tek goli i Bajramit: Është kamera e fshehtë? (VIDEO)

    Mesfushori i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami u bë pjesë e historisë së kampionateve europiane me golin e bukur të shënuar përballë Italisë.

    Shqiptari nga Tetova mposhti portierin Donnarummën pas vetëm 23 sekondash lojë, duke vendosur rekordin e veçantë të golit më të shpejtë në historinë e Europianeve.

    Festa e shqiptarëve ishte shpërthyese ndërsa italianët mbetën me gojën hapur. Legjenda e Romës, Francesco Totti, që po ndiqte ndeshjen me miqtë dhe gazetarët e faqes së njohur “Calciatori brutti” nuk u besonte syve.

    “Mos po talleni, a është një montazh”, dëgjohet të thotë Totti, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

    VIDEO:

    https://streamin.one/v/c67c1be8