“Totti dhe Noemi, ja pse udhetojne shpesh ne Shqiperi”, revista italiane zbulon lëvizjet e Tottit në Shqipëri: Ka investuar ne disa komplekse..

169
0

Francesco Totti dhe partnerja e re e tij, Noemi Bocchi, janë padyshim çifti i momentit dhe në qendër të vëmendjes së mediave italiane, e jo vetëm. Pas Dubait, ku parakaluan në tapetin e tyre të parë të kuq, ata fluturuan drejt Shqipërisë ku në realitet shkojnë shpesh.

Revista e përjavshme italiane “Oggi”, me bazë në Milano dhe ndër më të vjetrat në vendin fqinj, shkruan se udhëtimet e shumta në Ballkan kanë një motiv shumë specifik dhe është në interes të Francesco Tottit.

Në rubrikën e redaktuar nga Alberto Dandolo, shkruhet për fundjavat e shpeshta romantike të çiftit mes Durrësit dhe Tiranës. “Duket se Totti ka interesa profesionale dhe ekonomike në ato fusha”, vijon revista, duke treguar specifikisht këto interesa.