Topalli flet me emra: 4 persona kanë pushtetin në Shqipëri

712
0

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur se janë vetëm katër persona që vendosin për shqiptarët.

Ajo ka folur me emra, ku nga studioja e “Mbrëmja ABC” tha se ata janë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

“Mjafton të themi që kemi katër vetë ata që kanë pushtetin dhe ata janë Rama, Meta, Basha dhe Veliaj.

Forcat politike janë rrudhur por janë në shërbim të këtyre kryetarëve.

Janë këta katër persona që merrin vendime në emër të shqiptarëve,”-tha Topalli.