Top Channel pushon nga puna moderatorin e njohur

4965
0

Raportohet se është pushuar nga emisioni “Pop Culture”, moderatori Kelvi Kadilli që drejtonte prej më shumë se dy vitesh bashkë me moderatoren Dojna Mema.

Përpos mosmarrëveshjeve të herëpashershme lidhur me respektimin e kushteve të kontratës, burime për Lapsi.al bëjnë me dije se ritransmetimi për të dytën herë i intervistës me këngëtaren Jonida Maliqi, ishte arsyeja që ka sjellë vendimin e pakthyeshëm të drejtuesve të Top Channel, për të pushuar nga puna Kadillin.

E teksa ende nuk dihet nëse Kelvi do ta përfundojë apo jo sezonin e “Pop Culture”, “Indeksonline” shkruan se moderatorin do ta shohim në muajin shtator në ekranin e “Ora News”.

Ndërkohë, Kelvi ende nuk ka reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë në lidhje me të.