Top 3: Cilat këngë shqiptare arritën mbi 100 milionë shikime në Youtube?

389
0

Në gjithë këtë fluks prodhimesh muzikore, ne kemi përzgjedhur treshen shqiptare më superiore, kur vjen puna te klikimet në Youtube, që në ditët e sotme është matësi kryesor i suksesit të një këngë dhe depërtimit të saj jashtë kufinjve.

Momentalisht, në krye të listës qëndron kënga Bonbon e Era Istrefit me 605,817,380 views. Hiti i padiskutueshëm i 2016- ës mori me shpejtësi përmasa të jashtëzakonshme.

Jo vetëm dominoi çdo klasifikim të mundshëm shqiptar, por ia doli të dëgjohej dhe pëlqehej kudo në botë. Qe Bonbon- i rruga e lavdishme që i hapi dyert Erës drej tregut të huaj muzikor.

E gjitha ndodhi shumë shpejt; kudo po qarkullon tituj “Era çmend Europën”, ndërkohë që këngëtarja u pa të ftohej në televizione gjermane, franceze e më gjërë.

Remix- e të shumta u shpërndanë në Youtube, po ashtu interpretime nga këngëtarë amatorë në të gjithë botën, parodi si dhe koreografi nën atë që duket në fakt si një lojë fjalësh melodioze “Bon bon edhe nëse s’bon s’bon/ Don don”.

5 vite më parë, më 18 janar të 2013- ës do të hidhej në Youtube “Të ka lali shpirt”, një këngë që sot numëron ekzaktësisht 403,433,721 views. Bashkëpunimi i Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit qe kombinimi perfekt: ritëm dhe një refren që do të mbahej mend gjatë, aq gjatë sa u përfshi në batutat tona të përditshme, club- e nate apo dasma.

Por nuk u mbyll me kaq. “Të ka lali shpirt” arriti të dëgjohej në të gjithë Ballkanin e më gjerë.

Tingujt e këngës mbërritën gjithashtu deri në Azerbajxhan, Indi, Kinë etj.

Super treshes i bashkohet edhe “Bow down”, Enca ft. Noizy me 108,536,090 views. Asgjë nuk qe e papritur, kënga ishte tepër fiksuese, e thjeshtë, por padyshim u favorizua edhe nga refreni, më saktë gjuha e tij. Kjo e ndihmoi “Bow down” të përthithej sa hap e mbyll sytë nga njerëz në të gjithë botën.

Finlandë, Ukrainë, Armeni, SHBA, Turqi ishin vetëm disa nga lista e gjatë e shteteve që dëgjuan e ridëgjuan këtë prodhim muzikor.