Nga Bledi Mane
POSHTËRUESE/ ERJON VELIAJ RICIKLON MBETJEN E ARDIAN FULLANIT
Nga 700 mijë banorë të Tiranës, mes 35 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste, mes qindra mijëra intelektualëve mendjendritur që ka kryeqyteti, Erjon Veliaj futi dorën në thesin e qokave dhe nxorri prej andej një burrë me mjekër nga Berati.
Toni Gogu sapo u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak të Tiranës. Djali i një bojaxhiu beratas, pastor i një kishe evangjeliste në periferi të Tiranës momentalisht zv.ministër i drejtësisë, ka një të kaluar të errët. Prej gati 7 vitesh ka punuar drejtor juridik në Bankën e Shqipërisë i sjellë aty nga gruaja e guvernatorit, Arjana Fullani.
Vegël permanente dhe fshehës legal i dallavereve të njohura të Ardian Fullanit, ky zotëri ende nuk ka shkuar para drejtësisë për skandalin e vjedhjes së 7 milionë eurove në magazinat depozituese të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2013-2014.
Pas arrestimit të ish guvernatorit Fullani, ky bashkëpunëtor në krim për t’iu fshehur drejtësisë u largua nga Banka e Shqipërisë dhe nga miqtë e tij brenda qeverisë socialiste u katapultua drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Ne fillim të mandatit të dytë qeverisës të Edi Ramës, Toni Gogu emërohet zv.ministër drejtësie ndërsa sot u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak.
E ndërsa e mbyll edhe këtë lajm poshtërues, mu kujtua përsëri kryebashkiaku Veliaj bashkë me atë legjendën urbane:
Në një thes mbushur plot me pjeshkë, futi dorën dhe nxorri një trangull…
Madje trangull i kalbur sepse pastori Toni Gogu pavarësisht formimit
teologjik nuk u shpëton dot mëkateve që nakatosi gjatë kohës kur punonte
me guvernatorin burgaxhi Ardian Fullani.