Tmerr/ Peshkaqeni tigër masakron turistin, qytetarët e filmojne dhe ulërijnë

709
0

Një shtetas rus në Egjipt është masakruar nga një peshkaqen tigër në Detin e Kuq, pranë qytetit të Hurghadas.

Autoritetet egjiptiane kanë konfirmuar vdekjen e turistit dhe kapjen e peshkaqenit, i cili është dërguar për ekzaminime në laborator.

Një video nga momenti është shpërndarë dhe aty shihet burri që përpëlitet nëpër det dhe sulmohet vazhdimisht nga peshkaqeni.

Sipas The Guardian, disa persona ishin përpjekur t’i shpëtonin jetën, por nuk kanë arritur dot. Konsullata ruse në Hurghada e identifikoi viktimën shtetas rus, por nuk dha emrin e tij.

Agjencia ruse e lajmeve Tass tha se personi i vrarë ishte një rus i lindur në vitin 1999, i cili jetonte në Egjipt me dhe nuk ishte turist.