Skip to content

Tmerr në ajër, pasagjeri tenton të hapë derën e emergjencës gjatë fluturimit, avioni kthehet sërish në Rinas

    Një incident ka ndodhur sot në linjën Tiranë-Stanboll.

    Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.

    Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës,  por është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.

    Veprimi i tij terrorizoi jo pak 200 pasagjerët në bord.

    Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.